Për një javë 164 raste të vjedhjes së rrymës në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se që nga data 21 deri me 27 nëntor jannë bërë 1 mijë e 976 kontrolle sa i përket vjedhjeve të energjisë elektrike.
Përmes një postimi të një fotografie në Facebook, nga kjo ministri shihet se nga gjithë ky numër i kontrollëve janë ndaluar 164 keqpërdorime të energjisë.