Për mosregjistrim në census komuniteti serb “do ta paguaj vetë faturën”, thonë nga GAP
Komuniteti serb – duke iu përgjigjur thirrjes për bojkot nga Lista Serbe – “do ta paguajë vetë faturën” për mosregjistrim në censusin e vitit 2024 që u krye nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka thënë Bekim Salihu nga Instituti GAP në një përgjigje për ATV.
“Për nga territori, Leposaviqi është komuna e dytë më e madhe, andaj Qeveria e Kosovës në një të ardhme mund ta ndjekë formulën që të nxjerrë buxhet ekstra për komunat e vogla e ku Leposaviqi si rezultat i një qasje destruktive, refuzuese e kundërshtuese që e ka ndjekë, nga një komunë e rëndësishme të kthehet në një komunë të parëndësishme”, shtoi tutje ai.
“Të gjitha projeksionet janë bërë duke u bazuar në statistikat e regjistrimit të vitit 2011, mirëpo me këtë regjistrimin e fundit disa komuna kanë dalë me më shumti banor si Fushë Kosova dhe rrjedhimisht buxheti për të do të rritet, kurse komunat veriore do të dëmtohen financiarisht.”, tha Hamidi.