Për herën e dytë me radhë, Kurti largohet nga konferenca: Nuk mund të qeveris në telefon - NACIONALE

Për herën e dytë me radhë, Kurti largohet nga konferenca: Nuk mund të qeveris në telefon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është larguar sërish nga konferenca për media me gazetarë.

Pasi edhe dje u largua për shkak të takimit urgjent me Edi Ramën, të njëjtën e bëri edhe sot.

“Më vjen keq që duhet të shkojë pasi nuk mund të qeverisë në telefon”, theksoi Kurti, duke u larguar nga konferenca.

Por, para se të largohet Kurti në mënyrë ironike i’u drejtua gazetarëve se është duke e parë një lloj organizimi mes tyre.

“Për besë më duhet të shkoj, po e vërej një lloj organizimi por më duhet të shkoj”, ka thënë Kurti.

Kjo nxiti reagimin e gazetarëve që ishin në qeveri, pasi që theksuan se kanë pritur goxha gjatë për daljen në konferencë të Kurtit.

Lajme të ngjashme