Për gjashtë muaj mbi 47 mijë pacientë trajtohen në QKUK, shkak temperaturat e larta
Mbi 47 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të temperaturave të larta në gjashtë muajt e fundit.
Sipas të dhënave nga QKUK, thuhet se në dy muajt e fundit numri i tyre është më i theksuar, duke shtuar që para kësaj periudhe, në ditë janë trajtuar rreth 270 pacientë, ndërsa tani që temperaturat po shënohen shumë të larta, ky numër u rrit në mbi 300, saktësisht nga 311 në 313.
Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla ka bërë të ditur se shumica e pacientëve që trajtohen janë zakonisht me sëmundje kronike, e që duhet të kenë kujdes në marrjen e barnave dhe të anashkalojnë daljen në diell të hapur gjatë orëve kritike.