Për anëtarësim të Mitrovicës së Veriut në AAK duhet shqyrtimi i MAPL-së, thotë Sazan Ibrahimi
Duke folur për vendimin e fundit të marrë nga Lëvizja Vetëvendosje në Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Veriut për të anëtarësuar këtë komunë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka folur kryetari i këtij institucioni Sazan Ibrahimi, i cili u shpreh se një vendim i tillë duhet fillimisht të shqyrtohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për të vlerësuar ligjshmërinë.
“Neve kemi kuptuar që Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut e ka marrë vendimin, ku ka shpallur gatishmërinë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, mirëpo rregullat janë që çdo vendim i Kuvendit Komunal duhet të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë”, i ka thënë Ibrahimi mediumin “Ekonomia Online”.
“D.m.th zyrtarisht ende kemi pranuar një kërkesë nga Mitrovica e veriut, përveç kërkesën fillestare ku ka treguar gatishmërinë për anëtarësim në Asociacion dhe neve po atë ditë ai kemi dhënë përgjigjen se çfarë hapa duhet ndjekur Komuna e Mitrovicës në mënyrë që të anëtarësohet”, ka shtuar Ibrahimi.