Për 8 Mars, Putini i çmon ushtaret ruse që po luftojnë në Ukrainë - NACIONALE

Për 8 Mars, Putini i çmon ushtaret ruse që po luftojnë në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes një video-mesazhi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, presidenti rus, Vladimir Putin, i çmoi ushtaret ruse që po luftojnë në Ukrainë dhe ato që po i përkrahin forcat e armatosura të vendit të tij.

Në adresimin me rastin e kësaj feste, Putini tha se ka urim të veçantë për “gratë që janë në zonën e operacionit special ushtarak, duke kryer detyra luftarake”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Rusia i referohet pushtimit të Ukrainës si “operacion special ushtarak”.

Presidenti rus gjithashtu lëshoi një dekret për lirimin e 52 të burgosurave, përfshirë disa që kanë të afërm në ushtri.

Putini premtoi se autoritetet ruse do të bëjnë gjithçka që është e mundshme për t’i mbështetur familjet në Rusi.

Lajme të ngjashme