Për 24 orët, tri raste të falsifikimit të parave në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave në Kosovë.
Sipas tyre një rast ka ndodhur në Gllogoc të Drenasit ku një i dyshuar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 50 eurove e cila dyshohet se ka qenëe falsifikuar. Siç thonë atam kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore.
Ndërkohë, rasti tjetër është raportuar në Fushë Kosovë ku thuhet se poashtu një tjetër perso n ka deponuar një shumë prej 50 eurove e cila dyshohej se është false.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren, ku raportohet se poashtu një person ka deponuar një shumë prej 50 euro të cilat dyshohej se ishin false.
“Gllogoc 14.11.2022-11:33. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore. Fushë Kosovë 01.11.2022-15:20. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore .Prizren 14.11.2022-12:30. Është raportuar se një e dyshuar femër, ka deponuar një kartëmonedhë 50€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e Policisë.