Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë - NACIONALE

Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, një rast është raportuar në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Pejë, dy raste në rajonin e Gjakovës, e një rast në Mitrovicën Veriore.

Raporti i plotë për të gjitha këto raste:

DHUNË NË FAMILJE/ VJEDHJE

Prishtinë / 21.01.2024 – 01:33. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femer poashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 21.01.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij femer kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë / 20.01.2024. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 21.01.2024 – 21:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 21.01.2024 – 13:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë nga dy te dyshuara femra kosovare. Të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE /SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS

Mitrovicë Veri / 21.01.2024 – 20:00. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se përkundër se kishte urdhër mbrojtës nga gjykata në shtëpinë e saj ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe kishte sulmuar fizikisht viktimen femer kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedure hetimore.

Lajme të ngjashme