Pensionistët kërkojnë dinjitet, i presin deputetët para Kuvendit me lule - NACIONALE

Pensionistët kërkojnë dinjitet, i presin deputetët para Kuvendit me lule

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një numër i pensionistëve, po zhvillojnë një aksion simbolik, para kuvendit të Kosovës, me moton “Dinjitet për pensionistët”. Të njejtit, po i presin deputetët e Kuvendit, me lule.

Ky aksion është nismë e analistit Xhevdet Pozhari, e të cilit iu përgjigjen pozitivisht pensionistët, por madje edhe disa nga deputetët.

Me këtë nismë, po kërkohet të eleminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo gjastë muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe qeveria t’iu ndajë subvencione pensionistëve çdo muaj, deri në rritjen e pensioneve.

Lajme të ngjashme