“Pengim të punëtorëve të komunës": Arrestohet politikani serb Aleksandar Arsenijeviq
Një situatë e tensionuar është shkaktuar sot në Mitrovicën e Veriut, ku disa aktivistë politikë kanë penguar disa punëtorë që po ngjyrosnin pjesën e murit ku janë flamuj serbë.
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, shihet se në atë pjesë ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
Ndërkaq, pikërisht për këtë u diskutua edhe në një takim ku po debatohet për hapjen e urës së Ibrit, ku të njëjtit, kanë pyetur zëvendësdrejtorin e Policisë, Veton Elshani mbi ngjyrosjen e këtyre mureve.
Policia e Kosovës ndërkohë, ka arrestuar politikanin Aleksandër Arsenijeviq i cili pengoi punëtorët dhe refuzoi urdhrat policore.
“REL” raporton se ai u arrestua në afërsi të urës kryesore, ku punëtorët po lyenin hapësirën.