Pendarovski: Kurti mund të mbështesë cilindo në zgjedhjet e Maqedonisë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka folur në lidhje me “përfshirjen” e burrështetasëve të tjerë në zgjedhdjet në shtetin e tij.
Gjatë një ligjerimi të tij në Tetovë, ai u pyet edhe për “përfshirjen” e Kurtit në këto zgjedhje. Por, që i njejti ka thënë se Kurti mund t’a mbështesë kënd të dojë në zgjedhje, pasi është edhe praktikë e partive simotra.
E plotë:
“Nuk dua të komentoj përfaqësuesit e jashtëm, që sipas gjitha gjasave kanë edhe ata ndonjë agjendë të brendshme, e janë duke komentuar një shtetas tjetër për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë. Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti e brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem” tha Pendarovski.