Pejë: Një burrë ushtron dhunë ndaj vajzës së tij të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur në Pejë.
Sipas policisë, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë / 10.08.2024-04:27. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-vajzës së tij të mitur kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.