Pejë: Gjashtë të lënduar në një aksident në mes të tri veturave
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrëmjes së sotme në fshatin Ramun të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova. Sipas Rugovës, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.