Pejë: Dy persona e rrahin një tjetër, viktima dërgohet në spital - NACIONALE

Pejë: Dy persona e rrahin një tjetër, viktima dërgohet në spital

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje në Pejë.

Sipas zëdhënësit të drejtorisë së policisë në Pejë, Fadil Gashi, viktima dyshohet se është sulmuar nga dy persona.

Viktima është dërguar në spital.

“Rreth orës 13:33 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë është një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. Një person i lënduar është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe janë arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen nga hetuesit policorë” – tha Gashi për Telegrafin.

Lajme të ngjashme