Pejanit që iu dogj vetura është hoxhë – Detaje të reja
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me pamjet që u publikuan në rrjete sociale, teksa një qytetari të Pejës i digjet vetura.
Eroll Rexhepi që ka publikuar pamjet, po del se është hoxhë nga qyteti i Pejës.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që ka thënë se rasti po hetohet si “zjarrvënie”.
“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugën ‘Rozafa’ në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njesiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si ‘zjarrëvënie’“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vet Rexhepi ka thënë se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe dëme të tjera materiale, ndërsa ka lutur autoritetet ta zbulojnë sa më shpejt nxitësin e kësaj vepre.