Pejani me sopatë ia dëmton vitrinën e lokalit, policia e arreston
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka dëmtuar me sopatë vitrinën e lokalit.
Policia ka hapur rast edhe ndaj pronarit të lokalit për organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Raporti i plotë i PK-së:
DËMTIM PRONE
Pejë 20.08.2022 - 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (pronar i lokalit) me një sopat ka dëmtuar vitrinën e lokalit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sopat, 17 letra të bixhozit, një fletore me shënime si dhe dy telefona mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër (pronarit të lokalit) është hapur rasti për veprën Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Rasti shkon në procedurë të rregullt.