Peci tregon fuqinë, ngjitet në majet e gurëve të fshatit të Isa Boletinit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar sot fuqinë.
Ai, në mënyrë krejtësisht interesante, është ngjitur në majen e gurëve të Boletinit.
Madje, ai ka thënë se gjatë të dielës është zhvilluar veprimtaria zejtare e skalitjes së gurëve të mullirit.
“Kalitjen e karakterit ua kemi borxh të parëve tanë e trojeve tona të thepisuna; këtyre troje që edhe pse të përbëra nga guri i thatë, kanë qenë dhe mbeten simbol i mbijetesës, mburojës e fuqisë.”, shkroi ai ndër të tjera në Facebook.