Peci thotë se Faruk Spahija i tha në vitin 2003 se do të bëhej kryetar i Mitrovicës
Faton Peci, i cili është zgjedhur Kryetar i Mitrovicës, në një intervistë në DPT te Fidani, ka zbuluar se në fakt ky ishte një ‘projekt’ i moçëm. Sipas tij, ishte viti i largët 2003, kur i zgjedhuri i atëhershëm për kryetar, Faruk Spahija, në prezencë të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, tha se Peci do të ishte Kryetar i Mitrovicës.
“Me u kthy në histori, unë kam qenë shumë i ri atëherë dhe kur e kam dëgjuar për herë të parë si diskutim dhe personi i parë që ka besuar që unë një ditë mund të jem i pari i Mitrovicës, ka qenë kryetari i parë i zgjedhur nga votat qytetare, kryetari i Kuvendit Komunal atëherë është quajtur, i ndjeri Faruk Spahija”, tha ai.