Peci: Qeveria po luan me shtyllat institucionale të vendit
Lulzim Peci nga KIPRED ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale.
Përmes një shkrimi në Facebook, Peci ka thënë se Qeveria po luan me shtyllat institucionale të vendit.
“Qeveria e Kosoves eshte duke luajtur me shtyllat institucionale te vendit qe jane pergjegjese per sigurine e qytetareve dhe shtetit tone. Neperkembja e Policise se Kosoves dhe forcave te saja elitare eshte neperkembje e shtetesise se Kosoves.” – u shpreh ai.
Në fund, Peci theksoi që Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në vend.
“Mjaft me veshe te shurdher, e kulete te mbyllur, te cilen ne, taksapaguesit jemi duke e mbushur, perpos tjerash per edhe per te pase siguri dhe liri individuale dhe kolektive! Mos te harrojme qe jo rastesisht, Policia e Kosoves eshte institucioni me i besuar i vendit tone!” – ka thënë ai.