Peci përgëzon Komunën e Prishtinës për stolisjen e qytetit me ngjyrat e Ukrainës
Drejtoi i Institutit KIPRED e ka përgëzuar Komunën e Prishtinës për stolisjen e rrugëve dhe shesheve me ngjyrat kombëtare të Ukrainës në prag të një-vjetorit të agresioni rus mbi këtë shtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është solidarizim me ndjenjën e lirisë.
“E pergezoj Komunen e Prishtines per stolisjen e qytetit me ngjyrat e flamurit te Ukraines ne nje vjetorin e agresionit te Rusise! Solidarizimi me Ukrainen sot eshte perkrahje e idese se lirise kundrejt tiranise dhe roberise!”, ka shkruar Peci.