Peci për prezencën e Radojiçiqit dhe Dodikut në Batajnicë: Maskaradë e idesë së “botës serbe”
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj pranisë së përfaqësuesve të Listës Serbe dhe liderit serb të Bosnje-Hercegovinës Mirolad Dodik në prezantimin e kapaciteteve të ushtrisë serbe në aeroportin e Batajnicës.
Pecie quajti këtë veprim një "maskaradë e ideologjisë së Serbisë së madhe", e cila ka dështuar në të shkuarën, edhe pse ishte shumë më e fuqishme ushtarakisht në krahasim me fqinjët e saj.
Peci shtoi se edhe populli serb e ka kuptuar se ushtria serbe nuk mund të kalojë asnjë kufi të Serbisë.