Peci për analistët e studiove televizive: Të paditur e të paartikuluar - NACIONALE

Peci për analistët e studiove televizive: Të paditur e të paartikuluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka komentuar përmbajtjen e mysafirëve në emisionet kosovare.

Duke marrë shkas zhvillimet e fundit në Poloni pas hedhjes së raktave, Peci ka thënë se jo çdokush duhet të ftohet në emisionet kosovare për të folur për zhvillimet të cilat sipas tij të ftuarit- analistët pak i dinë.

“Nje gje qe nuk po mundem te kuptoj eshte se pse ne shumicen e emisioneve te debateve politike ne televizionet tona patjeter duhet te ftohet se paku nje person (nuk po i quaj as opinionist dhe as analist) te paditur dhe te paartikuluar, te cilet i zhvleresojne krejtesisht ato!”, shkruan Peci.

“Paramendojeni se cfare do ishte be me CNN, BBC, DË dhe France 24 nese do te hapnin veten ndaj personave me nivel te tille te inteligjences dhe diturise! Por me sa po duket tek ne po shitet cdo gje! Aman, me shume pergjegjesi ndaj opinionit publik!”, shkruan tutje drejtori I KIPRED-it.

Lajme të ngjashme