Peci kuq e zi: Nesër Bajrami, e kam edhe ditëlindjen, fitorja e Shqipërisë do ta bënte hat-trick
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një fanelë të kombëtares së Shqipërisë, ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook.
Përveç Festës së Kurban Bajramit, ai ka njoftuar se të dielen e ka edhe ditëlindjen.
Tutje, ai ka përmendur lojën e Shqipërisë sonte, duke thënë se fitorja do t’ia bënte festën “hat-trick”.
Ai ka shpresuar që në kampionatin e radhës, të jetë edhe Kosova.
Postimi i plotë:
Nesër është Festa e Kurban Bajramit!
Ditëlindja ime
Fitorja e Kombëtarës së Shqipërisë sonte do ta bënte festën time hat-trick!
Me shpresë se Kampionatin e radhës do ta kemi edhe Kosovën tone