Peci: Idenë e kandidimit për kryetar s’e solla unë, u vendos pas një diskutimi pesëorësh me Kurtin - NACIONALE

Peci: Idenë e kandidimit për kryetar s’e solla unë, u vendos pas një diskutimi pesëorësh me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faton Peci ka thënë se kandidatura e tij për kryetar të Mitrovicës nuk ka ardhur si kërkesë direkte e tij, por, siç pretendoi ai, nga kërkesa e qytetarëve të kësaj komune, e përforcuar nga një bisedim 5-orësh me deputetin e VV-së, Albin Kurti.

“Kërkesat kanë ardhur duke u rritur secilën herë dhe në funksion të kësaj, kam diskutuar edhe me ministra të tjerë dhe pastaj ka kulmuar me një diskutim të gjatë, ndoshta mbi pesë orësh, me kryeministrin për krejt objektivat dhe synimet që i ka qeveria për atë pjesë”.

“Kur u shpalosën të gjitha planet dhe objektivat dhe kur e paraqita pikëpamjen time, se cilat janë veprimet ose qasja që duhet ta ketë qeveria qendrore karshi Mitrovicës, atëherë në ecje e sipër të këtij diskutimi nuk mbeti gjë tjetër vetëm se të pajtohem që të jem kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme