Peci: Guxo qëndron prapa partneritetit me Vetëvendosje - NACIONALE

Peci: Guxo qëndron prapa partneritetit me Vetëvendosje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, se disa deputetë nga koalicioni qeverisës do të kalojnë në LDK.

Peci i mohoi të gjitha pretendimet e Gashit, derisa njoftoi se sot ka pasur një takim për këtë çështje dhe sipas tij është konfirmuar që nuk qëndrojnë fjalët e Gashit.

“Qëndrojmë prapa partneritetit me Vetëvendosje, po flas në emër të Guxo, kjo çështje nuk është adresuar asnjëherë, partneriteti dhe koalicioni është stabi, nuk ka asgjë të vërtetë, është pjesë e taktikës opozitare”, tha Peci.

Përveç Gashit, se do të ketë largim të deputetëve nga VV, ka thënë edhe Bekim Haxhiu i PDK-së. Ai tha se katër deputetë do t’i largohen Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme