Peci: Gabimi më i madh në Kosovë është bërë në politikat e energjisë
Drejtori i institutit Kipred, Lulzim Peci, ka thënë se gabimi më i madh në Kosovë është bërë në politikat e energjisë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci ka shkruar se po të ishin termocentralet e planifikuara, Kosova sipas tij do të ishte fuqi energjetike.
“Po t’i kishim ndërtuar termocentralet e planifikuara, sot Kosova do të ishte fuqi energjetike, dhe do të ishte një vend me ekonomi stabile, me çmime shumë më të lira, dhe vend joshës për investime të huaja”, ka shkruar Peci.
Sipas tij, për shkak të mungesës së këtyre projekteve, sot ndodhemi në një situatë të vështirë.
Peci thotë se në botën moderne, siguria energjetike është e barazvleshme me fuqinë e një ushtrie.
“Në botën moderne, siguria energjetike është e rëndesisë në mos më të madhe, se sa të asaj të posedimit të një ushtrie të fuqishme”, shkruan Peci, teksa përmend një shprehje gjakovare.
“Tani jemi në një situatë, me të cilën do të ballafaqohemi, si thojnë në Gjakovë “duke pa duke bë”!”, thotë Peci.