Peach për sulmin e 24 shtatorit: Incident shumë serioz, të ketë hetim të mirëfilltë dhe të vërtetë policor - NACIONALE

Peach për sulmin e 24 shtatorit: Incident shumë serioz, të ketë hetim të mirëfilltë dhe të vërtetë policor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Britania e Madhe e dënon sulmin e grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator. Ai ka deklaruar mes tjerash se "ata që kryen sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s në muajin maj dhe sulmin që shkaktoi humbje të jetëve të njerëzve më 24 shtator duhen mbajtur përgjegjës".

Lidhur me sulmin paramilitar dhe terrorist të 24 shtatorit, Peach tha se ishte "incident shumë serioz", për të cilin ka bërë thirrje të ketë "një hetim të mirëfilltë dhe të vërtetë policor".

"Ishte një incident shumë serioz, të cilin vazhdojmë jo vetëm ta dënojmë, por të bëjmë thirrje për një hetim të mirëfilltë dhe të vërtetë policor. Ende po mundohemi të zbulojmë faktet." - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme