Peach i shkon në zyre senatorit Murphy, flasin për bashkëpunimin në dialogun Kosovë-Serbi
Senatori amerikan, Chris Murphy, ka bërë të ditur se ka pritur në ShBA emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Murphy, përmes një postimi në X, tha se diskutimet u fokusuan në atë se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku në mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë.
"I lumtur të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkanin, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si MB dhe ShBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës." - tha ai.
Nice to welcome Britain’s Balkans Envoy Lord Stuart William Peach to my office today to talk about how the UK and the U.S. can work together on Kosovo/Serbia and Bosnia issues. pic.twitter.com/CHJXPOye1q
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) March 20, 2024