PE-ja po përgatitet për negociatat me Këshillin për liberalizim të vizave për kosovarët
Parlamenti Evropian është në përgatitje te negociatave me Këshillin e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.
Zëdhënësi i Parlamentit Evropian për politika të vizave, Janne Ojamo, ka paralajmëruar se takimet trilaterale për këtë çështje pritet të nisin në muajin dhjetor.
Sipas tij, për të arritur të marrëveshja duhen disa takime të tilla.
“Parlamenti Evropian është në përgatitje të negociatave me Këshillin. Ka gjasa që takimet trilaterale (Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni) të zhvillohen në dhjetor dhe do të duhen disa takime për të arritur një marrëveshje. Pasi legjislacioni të jetë finalizuar dhe miratuar nga seanca plenare e PE-së dhe nga Këshilli, marrëveshja aktuale e liberalizimit duhet të negociohet në mënyrë dypalëshe midis vendit të tretë dhe Komisionit Evropian”, ka thënë për Klankosova.tv.
Të mërkurën, ambasadorët vendeve të BE-së vendosen ta mandatojnë Këshillin e BE-së për t`i hapur rrugë liberalizimit të vizave.
Sipas propozimit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen në janar të vitit 2024.