PE i kërkon BE-së që t'ia heqin sanksionet Kosovës, qeveria e mirëpret
Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian ndërsa Parlament Evropian në një draft-Raport pritet që të kërkojë heqjen e tyre.
Nga Qeveria e Kosvoës e kanë “mirëpritur” kërkesën e PE-së.
“Ne e mirëpresim draft raportin e raportuesit për Kosovë në Parlamentin Evropian, Riho Terras në të cilën kërkohet largimi i menjëhershëm i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Kjo kërkesë tash i shtohet edhe rekomandimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell për largimin e tyre. Me këtë rast, ritheksojmë gjithashtu kërkesën tonë për largimin e masave ndaj Kosovës të cilat u vendosën padrejtësisht, dhe po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht, tha Kryeziu për RTV21.