PDK themelon nëndegën në Lyon të Francës
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë themeluar nëndegën e saj në Lyon të Francës.
PDK tutje ka bërë të ditur se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Ardit Bejta.
“Sot, në një kuvend të madh zgjedhor, në Lyon të Francës është themeluar Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës. Delegatët zgjodhën për Kryetar të nëndegës Ardit Bejtën, ndërsa kuvendi zgjodhi poashtu edhe kryesinë dhe nënkryetarët. Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, tha se ky është një momentum i ri për PDK-në në Lyon të Francës dhe të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre.” – thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të PDK-së, Reçica ka thënë se roli i mërgatës historikisht ka qenë jetik për çlirimin pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës.
“Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë. Mërgata jonë është aseti më i çmuar që kemi dhe jam shumë i lumtur që kontributin e tuaj në shërbim të vendit po e bëni përmes PDK-së. Urime”, ka thënë Reçica.
