PDK sërish letër në adresë të Avni Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Grupi Parlamentar i PDK-së ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit.
PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
Partia ka kërkuar sërish nga kryesuesi thjesht nga virtyti i moshës, Avni Dehari që ta thërrasë seancën, në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
PDK-ja tha se do të jetë e pranishme në sallë për të kërkuar vazhdimin e procesit.