PDK: Projekt-buxheti i ri, kopje e buxhetit të vitit të 2022 - NACIONALE

PDK: Projekt-buxheti i ri, kopje e buxhetit të vitit të 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë nga PDK-ja, Arben Mustafa, ka hedhur kritika të shumta në drejtim të Projekt-buxhetit për vitin 2023, i cili do të shqyrtohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për medie, Mustafa ka thënë se në këtë projekt-buxhet Qeveria ka treguar se nuk vizion për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, ai është një kopje e buxhetit të vitit 2022.

Ky buxhet më së shumti mund të quhen një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e vitit 2022. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosovë në fund të vitit 2023 – se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023”, ka theksuar zyrtari i PDK-së.

Ai ka thënë se kjo Qeveri nuk po mundet të dalë me një vizion konkret që tregon se ku synon ta çojë vendin gjatë mandatit të saj qeverisës.

Nga ajo që po shihet, kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm për shpenzime enorme për nisma të pa menduara mirë, me efekte shumë afatshkurtra, të cilat nuk do të lënë gjurmë në rritjen afatgjatë të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Lajme të ngjashme