PDK për subvencionimin e qeverisë: Eksperiment i panevojshëm - NACIONALE

PDK për subvencionimin e qeverisë: Eksperiment i panevojshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Arben Mustafa, Koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka kritikuar vendimin e qeverisë për subvencionimin e një anëtari në familjet që nuk kanë të punësuar askënd.

Ai tha se ky vendim nuk ka efekt substancial për të zgjidhur problemin e papunësisë.

Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme. Sidomos kur ato janë të dizajnuara vetëm sa për të theksuar fraza populliste sikur ajo “çdo shtëpi nga një të punësuar”, të bazuara në kritere vështirë të plotësueshme dhe që vetëm sa stimulojnë mashtrimin me paranë publike. Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, tha Mustafa.

Lajme të ngjashme