PDK mban konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

PDK mban konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot, me fillim nga ora 11:00, një konferencë për media në Selinë Qendrore të partisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj konference do të prezantohen në mënyrë të detajuar qëndrimet dhe veprimet e PDK-së në lidhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, do të jepen sqarime për ndikimin dhe zbatimin e këtij vendimi në përputhje me frymën institucionale të partisë.

Në konferencë do të marrin fjalën:

  • Dr. Përparim Gruda – Deputet dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese
  • Avokat Faton Fetahu – Avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës

Vendi: Selia Qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës
Koha: Ora 11:00

Lajme të ngjashme