PDK-ja procedon në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të policisë - NACIONALE

PDK-ja procedon në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të policisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë proceduar për në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, ka treguar disa prej arsyeve pse ky projektligj duhet të miratohet.

“Është shumë e nevojshme që sa më parë që është e mundur ky ligj të vij në Kuvend,. Por, arsyeja kryesore është që Policia e Kosovës të investoj në gjeneratat e reja. Mosha mesatare prej 47 vjetëve tregon se policia është e vjetër dhe ka nevojë të rinohet. Ka shumë policë të vjetër me sëmundje të rënda, të cilat ua pamundësojnë që të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet. Po ashtu, Policia e Kosovës ka njësi të shumta ku shërbejnë mosha të ndryshme. Edhe ata ato kanë nevojë të përtrihen. Ne kërkojmë mbështetjen për këtë projektligj edhe nga Grupet tjera parlamentare dhe si tillë duhet të votohet nga të gjitha partitë politike.”, ka thënë deputeti Qalaj.

Edhe deputetja Ganimete Musliu ka thënë se miratimi i këtij projektligji është me se i nevojshëm.

“Duke e ditur se Policia e Kosovës edhe pse është policia më re e themeluar në Evropë, ajo fatkeqësisht nuk është e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj. Mosha mesatare e Policisë së Kosovës kalon moshën rreth 47 vjet andaj është e domosdoshme të bëhet shqyrtimit i këtij projektligji në afatin sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që edhe të veprohet sa me shpejt që është e mundur nga Kuvendi, duke e marrë parasysh pikërisht shqetësimet që adresohen përmes projektligjit.”, ka thënë Musliu.

Lajme të ngjashme