PDK-ja po merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës - NACIONALE

PDK-ja po merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili është organizuar pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropiane.

Në këtë takim që po mbahet në Vilnius të Lithuanisë, partia më e madhe opozitare po përfaqësohet nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj.

“Dy javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë anëtare të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), po diskutojnë për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus të veçantë për pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së. Gjithashtu, delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emerimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Këtë takim Çitaku dhe Nikaj janë duke e shfrytëzuar edhe për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Gjatë qëndrimit në Vilnius, delegacioni i PDK-së ka zhvilluar takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE”, është thënë në njoftim.

Prej vitesh PDK-ja është anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Lajme të ngjashme