PDK-ja nuk e kandidoi për kryetar të Drenasit, Lladrovci falënderon qytetarët për mbështetjen - NACIONALE

PDK-ja nuk e kandidoi për kryetar të Drenasit, Lladrovci falënderon qytetarët për mbështetjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladorvci, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen pas vendimit të PDK-së.

Ai ka thënë se puna e tij, e ka përkrahjen e qytetarëve.

Postimi:

Falënderim!

Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat.

Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t'i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite.

E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.

Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!

Lajme të ngjashme