PDK-ja dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen në Qeveri, u bashkohen edhe aktivistë nga Anamorava - NACIONALE

PDK-ja dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen në Qeveri, u bashkohen edhe aktivistë nga Anamorava

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë rikthyer edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në institucion.

Që në orët e mëngjesit, deputetët kanë dalë para objektit të Qeverisë, ndërsa sot aksionit u janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava.

Bllokimi i hyrjes në Qeveri nuk është diçka e re, pasi deputetët e këtyre subjekteve politike kanë ndërmarrë veprime të ngjashme edhe gjatë javëve të fundit.

Aktiviteti i tyre para objektit të Qeverisë po vazhdon edhe këtë mëngjes.

Lajme të ngjashme