PDK i shkruan sërish letër Deharit: I kërkon vazhdimin e seancës konstituive më 22 gusht - NACIONALE

PDK i shkruan sërish letër Deharit: I kërkon vazhdimin e seancës konstituive më 22 gusht

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë kërkuar sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës për nesër, më 22 gusht, në orën 11:00.

Në një letër drejtuar Deharit, deputetët e PDK-së kanë shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar kushtetues, duke e cilësuar situatën si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe mosrespektim të akteve të Gjykatës Kushtetuese.

PDK-ja ka vlerësuar se mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit po e thellon edhe më tej krizën institucionale.

“Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e deputetëve të PDK-së.

Përmes kësaj kërkese, PDK-ja ka insistuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.

Lajme të ngjashme