PDK i kthehet diasporës, e themelon edhe një nëndegë në Gjermani - NACIONALE

PDK i kthehet diasporës, e themelon edhe një nëndegë në Gjermani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Diaspora vazhdon të jetë një nga bazenet më të mëdha elektorale për partitë politike të Kosovës.

Të gjitha partitë janë aktivizuar tashmë në riorganizimin e tyre mërgat.

Së fundmi, PDK ka themeluar edhe një nëndegë në Gjermani, më konktretisht në Regensburg.

“Pas një aktiviteti të ngjeshur për formimin e nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Regensburg të Gjermanisë, me bashkërendimin e aktiviteteve me anëtarë e simpatizantë të PDK-së në Regensburg me rrethinë, është themeluar nëndega e PDK-së në këtë qytet.”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.

Lajme të ngjashme