“PDK do të kthehet fuqishëm për të ndalur zhbërjen e lirisë”: Musliu bisedon me qytetarë të Skenderajt
Deputeja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke folur në një bashkëbisedim me qytetarë të Komunës së Skenderajt, ka paraparë ”kthimin e fuqishëm” të PDK-së në pushtetin qendror, çka e quajti të nevojshme “për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovë”.
Për partinë të cilës i përket, Musliu foli në superlativ duke e quajtur “jo thjesht një parti politike...por sakrifica e lufta për liri...historia e pavarësisë dhe shtetndërtii”.
Postimi i Musliut:
Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju. Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është skarifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë. Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt.
Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet. Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës.
Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore. Faleminderit shumë për secilin prej jush që ishit prezent dhe u bëtë pjesë në këtë bashkëbisedim.