PDK dhe Aleanca edhe sot para Qeverisë, kërkohet krijimi i institucioneve që po mbahen “peng” nga Kurti
PDK dhe Aleanca kanë vazhduar edhe sot me aksione para Qeverisë, në shenjë revolte për moskrijimin e institucioneve, nga ana e Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë të betuar si deputet, Albin Kurtin.
Përmes këtyre aksioneve, partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe vonesave në formimin e institucioneve të reja. Ato kanë kërkuar që procesi i konstituimit të institucioneve të përfundojë sa më shpejt.
Aksionet simbolike janë zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë, duke përcjellë mesazhin e opozitës për përgjegjësinë politike të Vetëvendosjes dhe Kurtit lidhur me bllokadën institucionale.