Paviçeviq-demokratëve: Mbani përgjegjësi për ngjarjet që do vijnë nëse bie qeveria
Srdan Paviçeviq, deputet i koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, ka deklaruar se e ka parashikuar veprimin e demokratëve dhe se vullneti i tyre për ta shkarkuar këtë qeveri është reale.
“Shpresoj që kolegët nga Mali i Zi Demokratik të propozojnë ide dhe vizione të forta në periudhën e ardhshme”, deklaroi Paviçeviq.
Demokratët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha pasojat, tha ai, nëse do të donin të zëvendësonin qeverinë e tyre aktuale.