Pavarësia, 18 vjetori: Policia e Kosovës publikon planin operativ - NACIONALE

Pavarësia, 18 vjetori: Policia e Kosovës publikon planin operativ

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka publikuar planin operativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë më 17 shkurt, duke synuar rend, qetësi publike dhe lehtësim të qarkullimit gjatë aktiviteteve festive.

Festimet përfshijnë aktivitete kulturore dhe parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK). Policia njofton ndërprerje të përkohshme të trafikut në rrugët Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Kosta Novakoviq, Tiranës – hekurudhës dhe Robert Doll për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të personelit.

Qytetarët janë lutur të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, ku do të kujdesen njësitë policore.

Plani ka për qëllim ngritjen e sigurisë dhe monitorimin e situatës gjatë gjithë aktiviteteve. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke garantuar një festë të qetë dhe të sigurt.

Lajme të ngjashme