Patriarku serb: Mos e mbroni Kosovën në Youtube e Twitter, por ejani dhe shikoni - NACIONALE

Patriarku serb: Mos e mbroni Kosovën në Youtube e Twitter, por ejani dhe shikoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Patriarku Porfirije u është drejtuar sot të pranishmëve në Manastirin e Deçanit, më sakte abatit Sava dhe murgjve të tjerë.

Në njoftimin e kishës ortodokse serbe, thuhet se Porfirije u ka dhënë edhe disa këshilla të pranishmëve në lidhje me Kosovën.

“Mbani mend, mos e mbroni paqen, harmoninë, dashurinë, as Kosovën në YouTube dhe Twitter, por ejani dhe shikoni, merrni një pjesë të kryqit dhe një pjesë të dhimbjes, ndani të mirat që keni, le të jetë shpatulla juaj gati për të pushuar një kokë që është e lodhur dhe atëherë kur ju dhe kushdo tjetër të keni nevojë, Zoti do të kujdeset që edhe ne të kemi paqe dhe dashuri” - tha Patriarku Porfirije.

Lajme të ngjashme