Pasuria e konfiskuar e Radojiçiqit, Nimoni: Do të jepen në shfrytëzim
Genc Nimoni, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të kryeterroristit, Millan Radojçiq, dhe më pas pritet tu jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.
Nimoni tutje ka thënë se deri në atë moment do të mirëmbahen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe nga Policia e Kosovës.
“Tashmë kemi vendime dhe urdhra të gjykatës për konfiskim dhe sekuestrim. Dhe MD-ja do të thotë edhe sipas rolit të saj është duke e vazhdu këtë operacion. Kemi edhe rezultate në këtë drejtim, kemi mjete të konfiskuara. Sepse dallojnë kategoritë, në rastet kur kemi mjete me të cilat kur veprat penale ose ka marrë pjesë direkt në këtë agresionin e 24 shtatorit ne në bazë të legjislacionit të fuqi ne bëjmë edhe konfiskim dhe kjo edhe ka ndodhë. Janë konfiskuar 34 vetura, pastaj kemi mjete të tjera që janë mjete luftarake bazuar në atë që kishte ndodhur sulmi terrorist i 24 shatori.” – ka thënë Nimoni në RTV Dukagjini.
Ndër të tjera Nimoni ka folur edhe në lidhje me pasuri të palujshme, duke thënë se konfiskimit me automatizëm i janë nënshtruar edhe disa pasuri të paluajtshme dhe se këto presin një vendim të gjykatës që të ketë mundësi të shfrytëzohen më pas.
“Ka pasur disa prona që janë edhe mjete ashtu me i quajt, që i janë nënshtruar me automatizëm konfiskimit dhe gjithashtu edhe paluajtshmeri, paluajtshmeritë e konfiskuara janë vila në Ujman e Raodjçiqit, pastaj një restaurant në veri dhe banesë anë aktin e 6 në pjesën veriore të vendit.”
“Kështu që këto janë të sekuestruara dhe presin edhe vendimin e gjykatës që të konfiskohen përfundimisht dhe të kemi mundësi sipas ligjit, t’i shfrytëzojmë…” - ka shtuar Nimoni.
“Në kuadër të këtyre ka edhe mjete të tjera duke filluar me dy evtura të rënda të blnuara, 26 vetura të ndryshme, janë dy motor ushtarakë, ekskavatorë, makineri të rëndë, raketahedhës dhe mjete të tjera që veç janë konfiskuar ose më mirë i janë nënshtruar konfiskimit më automatizëm, marr parasysh se janë përdor në sulmin e 24 shatorit”.
Ndër të tjera, Nimoni ka deklaruar se siç kanë vepruar me disa nga veturat e konfiskuara, që i janë dhënë Policisë në shfrytëzim, ashtu do të ndodhë edhe me pasuritë tjera.
“Do t’i japim në shfrytëzim ashtu siç kemi vepruar edhe me pasuritë e tjera, e keni parë më 34 veturat që janë konfiskuar me një kërkesë të Policisë me një urdhër të gjykatës ia kemi kaluar në shfrytëzim PK-së. Do të jepen në pronësi apo shfrynim bazuar në legjislacionin në fuqi”.