Pasojat e shiut: Çahet rruga në një fshat të Rahovecit
Shirat e rrëmbyeshëm të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar vërshime gjithandej Kosovës, por nga raportimet nga terreni duket se Gjakova dhe Rahoveci janë më të prekurat.
Nga shirat e rrëmbyeshëm edhe një rrugë fushore në Nagac të Rahovecit ka pësuar një çarje të thellë.
Pamjet e publikuara nga RahoPress, e tregojnë gjendjen dhe dëmtimet e rënda që ka pësuar kjo rrugë.