Pasi u përleshën, e plagosin viktimën: Arrestohen pesë persona në Duhël të Suharekës - NACIONALE

Pasi u përleshën, e plagosin viktimën: Arrestohen pesë persona në Duhël të Suharekës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Duhël të Suharekës, janë arrestuar pesë persona.

Ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një vrasje në tentativë.

VRASJE NË TENTATIVË

Duhël, Suharekë / 27.12.2025-11:39. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën m/k, i cili dyshohet se pas një përleshje fizike që kishte me dy të dyshuar m/k, për motive të panjohura, ka pësuar lëndime nga të shtëna me armë zjarri (i plagosur) i cili është duke u trajtuar ne spital. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar m/k, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë derguar në mbajtje, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme