Pasi la presidencën, vjen reagimi i parë i Ilir Metës
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, vetëm disa minuta pasi ka dorëzuar detyrën e tij si kryetar shteti, post të cilin për 5 vitet e ardhshme do ta mbajë Bajram Begaj.
Në postimin e tij, Meta ka publikuar një foto të familjes së tij, ku shkruan se ata janë më të bashkuar pas ditës së sotme.
“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”, ka shkruar ish-presidenti.
Kurse, Bajram Begaj, sot është betuar zyrtarisht si president i ri i Republikës së Shqipërisë.
Begaj u zgjodh president me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në kuvendin e Shqipërisë më 6 qershor.
Zgjedhjen e Begajt si president i Shqipërisë e ka kundërshtuar opozita atje, ku sipas tyre, kryeministri Edi Rama, tashmë e ka kapur edhe institucionin e fundit në vend.